Kalendari i aktiviteteve të përbashkëta të qendrave kinematografike Shqipëri-Kosovë, viti 2017

c65f4-16708557_1408295555881460_1176750512282681916_n

 

Në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit të dy qendrave kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës për vitin 2017 ndër aktivitetet e shumta vlejnë të përmenden:

1. Hapja e 2 pavioneve të përbashkëta gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (9-17 shkurt) dhe Cannes (17-26 maj).

2. Janë planifikuar faza të ndryshme të prodhimit për projektet e mëposhtme:

Filma artistikë- bashkëprodhime me financim publik nga Shqipëria dhe Kosova:

Delegacioni me regji të Bujar Alimani
Martesa – me regji të Blerta Zeqiri
Derë e hapur – me regji të Florenc Papas
Njeriu i dosjeve – me regji të Ismet Sinarija
Fusha e mëllenjave – me regji të Arzana Kraja
Shpia – me regji të Lendita Zeqiri

3. Gjithashtu, duke qenë se 2017 është edhe 20-vjetori i krijimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do të organizohen shumë aktivitete ndër të cilët më të rëndësishëm do të jenë “Festivali i 14-të i Filmit Shqiptar” dhe “Forumi Ndëkombëtar” ku do të lançohet zyrtarisht ideja e “Ballkan dhe Adriatik Film Fond”, si edhe evente të tjera ku partnerët institucionalë të Kosovës por edhe faktorët e kinematografisë në Kosovë do të jenë prezent.