NJOFTIM

Këshilli i Miratimit të Projekteve i mbledhur në datë 20.04.2017,

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:

  • Projekti “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  • Projekti “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  • Projekti “A-FestFilm Argjiro-Rozafa 2017”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA Film” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Giffoni Film-Shqipëria”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali First Step Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART”.

II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projektit kategorinë Minority Coproduction:

  • “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Mirabitto, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.

III. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projektit për promocion dhe distribucion të projektit kinematografik me metrazh të gjatë- vepër e parë “Dita zë fill”, skenari dhe regjia Gentian KOÇI.

IV. Miratimin e kërkesës së shtëpisë kinematografike “EuroFilm” sh.p.k., për ndërrimin e regjisorit të projektit për film artistik me metrazh të shkurtër “I ardhur nga ëndrrat”, skenari Vladimir PRIFTI. Projekti do të realizohet nga regjisori Klajd PAPADHIMITRI.