1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër;
b) Projekte për filma artistikë dokumentarë;
c) Projekte për filma artistikë të animuar;
d) Projekte kinematografike për festivale filmi ndërkombëtar.
2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.
3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://qkk.al/index.php/juridik/rregullore-e-qkk/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2018.
http://qkk.al/index.php/indipendent/formular-aplikimi/