Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 19.04.2018, u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve
për shqyrtimin e projekteve për fesitvale filimi, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.
Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka seleksionuar për konkurim këto projekte kinematografike për festival filmi:
- “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.;
- “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.;
- “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
- “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.;
- “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.
Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime
V E N D O S I:
T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për festivale filmi:
- “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k..
- “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.
- “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.
- “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
- “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.