Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e animuar

NJOFTIM

 

Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë u mblodhën sot, më datë 07.05.2018, Këshilli i Miratimit të Projekteve për shqyrtimin e projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën 31.03.2018, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:

·         Projekti “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k.;

·         Projekti “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.;

·         Projekti “Legjenda e Vlla Maleve”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.;

·         Projekti “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k;

·         Projekti “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.;

Pasi diskutoi rreth projekteve, vlerësoi ato nga ana financiare, bazuar në vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,  

 

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:

·         “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k.

·         “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.

·         “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k. 

·         “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.