Thirrje për aplikim SEE Cinema Network

SEE Cinema Network do të mblidhet në Tiranë, më 4 tetor 2018, gjatë ditëve të Balkan Film Market.

 

Të nderuar producentë!

Ju informojmë se janë hapur thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2018, për:

  • Projekte kinematografike të metrazhit të gjatë (në zhvillim) që kanë bashkëprodhim me të paktën një nga shtetet e SEE CN.

Jeni të lutur të paraqsni projektet tuaja pranë QKK-së.

Projektet filmike duhet të paraqiten në anglisht sipas rregullores së SEE CN.

Dosja që përmban dokumentat e listuar në rregulloren sipas zhanrit përkatës i dërgohet QKK-së në adresën info@qkk.al dhe info.qkk@gmail.com brenda datës 1 shtator 2018.

Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë

SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë

Proçedura e aplikimit:

  1. Dosja dërgohet me email në QKK  (afati: 1 shtator 2018)
  2. QKK kontrollon dosjen për parregullsi
  3. Dosja u dërgohet me email përfaqësuesve të vendeve anëtare të SEE CN.
  4. Në mbledhjen e 4 tetorit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutojnë dhe votojnë mbi projektet.
  5. Pas shpalljes së projekteve fituese (1 projekt nga çdo vend anëtar), SEE CN fillon proçedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.

Për çdo informacion, paqartësi apo ndihmë, ju lutem të më kontaktoni gjatë përgatitjes së dosjes.

Majlinda Tafa

QKK

 

– – –

English Version

The Albanian National Center of Cinematography announces the open call for applications for the 2018 season at SEE Cinema Network.

Application for support may be filed for:

  • Feature film development

at info@qkk.al and info.qkk@gmail.com until September 1, 2018.

For info on the application dossier and the application form, please click below!

SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë

SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë

For any information or help, please contact me during the application process.

Majlinda Tafa

ANCC