Gjate xhirimeve te filmit “Liqeni im” me regji te Gjergj Xhuvanit dhe produksion te ON Film Production, nje bashkeprodhim midis Shqiperise, Kosoves, Italise, Kroacise dhe Maqedonise. I votuar si nje nga projektet me te mire ne seksionin kur konkuroi ne Eurimages, i mbeshtetur edhe nga dhe SEE Cinema Network, ky projekt eshte kthyer sot ne simbiozen e bashkeprodhimit Evropian dhe Ballkanik.
Nje set multietnik me rreth 60 njerez dhe nje arsenal mjetesh teknike, i pozicionuar ne fshatin Pustec, liqeni i Prespes, vendi qe bashkon kufirin Shqiptar, Grek dhe Maqedonas, te jep ndjesine e mrekullise qe krijojne bashkeprodhimet ballkanike. Prej vitesh tashme politikat e QKK jane duke orjentuar kineastet tane ne gjetjen e hapesirave dhe vullnetin perkundrejt bashkeprodhimeve Ballkanike pervec atyre Europiane.
Kjo vjeshte si asnjehere me pare gjeti pese (5) projekte te filmit te gjate ne fazen e xhirimit njekohesisht.
Dikur ishte e veshtire te krijoje nje staf te kompletuar filmi, ndersa sot Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji dhe Artur Gorishti kane angazhuar nje “ushtri” me rreth 200 profesioniste, vendas dhe te huaj, duke treguar edhe njehere potenzialin ne rritje te kinematografise sone.
Me Dritan Huqin, producentin e OnFilm, Gjergj Xhuvanin, regjisorin e filmit “Liqeni im”, dhe Arben Lamin, drejtorin ekzekutiv te Qendres Kombetare te Kinematografise