“Ministria e Kulturës për të pestin vit është pjesë e aktivitetit më të rëndësishëm siç është TIFF. Dua të sjell në vëmendje programin KIDS, i cili do të sjellë në këtë edicion në kryeqytet një program të pasur të filmave vizatimorë për fëmijë. Edukimi përmes Kulturës është një nga progranet e rëndësishme të ministrisë për të edukuar spektatorin e së nesërmes. Të bashkojmë forcat të gjithë së bashku për ta realizuar në ndihmë të kulturës. Nuk mund të rri pa përmendur një tjetër ngjarje në këtë festival, premierën e filmit “Delegacioni”, iniciuar nga Artan Minarolli dhe realizuar nga Bujar Alimani, i sapo kurorëzuar me Grand Prix në Festivalin e Varshavës.. Suksese TIFF!”- u shpreh Kumbaro në ceremoninë e hapjes.
Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës. Edicioni i 16-të i Tirana International Film Festival ka bërë bashkë 127 produksione, ku filmi më i mirë me metrazh të shkurtër do të ketë mundësinë të konkurojë në “Oscar”.
Edicioni i 16-të i Festivali i filmit nisi me një produksionet më të arrira të kinematografisë botërore. “Na ishte një herë Amerika”, filmi i famshëm i Sergio Leones me protagonist Robert de Niron, erdhi në këtë festival në një version të përmirësuar.
Programi KIDS për fëmijë shfaqet në Teatrin e Kukullave, duke filluar dita e Shtune datë 3 Nëntor deri më datë 9 Nëntor, ora 10:30, ku do të shfaqen filma për fëmijë, gjithashtu do të ketë dhe filma të animuar për miqtë tanë të vegjël.