Pas premierës ndërkombëtare në garën kryesore të San Sebastian International Film Festival, përfaqësimit në Zurich Film Festival (ku fitoi edhe Audience Award), Bosphorus Film Festival (Kushtrim Hoxha nderohet me çmimin Best Actor), shtëpia kinematografike “Albasky Film” sjell në Tiranë për premierën shqiptare, filmin me metrazh të gjatë “NENTOR I FTOHTE/COLD NOVEMBER“, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, debutim i regjisorit kosovar Ismet Sijarina.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.
Premiera do të shfaqet më datë 16 Nëntor 2018, në sallat e Cineplexx, TEG.