“Streha mes reve” filmi i regjisorit Robert Budina ka prekur ekranin e madh të kinemasë në Premierën Botërore të tij në konkurrimin zyrtar të Tallinn Black Nights Film Festival. Emocione pafund në kurorëzimin e një pune 3 vjeçare prezantuar në mënyrë dinjitoze për audiencën dhe kritikën botërore në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nentor.
Rrugëtimi ynë nis këtu për të vazhduar me shfaqje të tjera në vende të ndryshme të botës dhe premierën për publikun shqiptar në Tiranë me 13 Dhjetor.