Milcho Manchevski fillon xhirimet për filimin “Willow” në Maqedoni

Shkup / I nominuari me çmimin e Academy, regjisori maqedonas Milcho Manchevski filloi të xhirojë filmin e tij të gjashtë me metrazh të gjatë Willow / Vrba, prodhuar nga Banana Film, në fshatin maqedonas Krushevicë. Xhirimet, të cilat filluan më 25 tetor 2018 dhe do të përfundojnë në fillim të dhjetorit, do të kryhen edhe në zonën e Mariovës, në fshatrat e saj piktoreske të Stavicës, Dunje dhe Zovich, Treskavec, në rajonin e Prespës dhe në zona të ndryshme në Shkup.

Me coproduksion maqedonas, shqiptar, belg dhe hungarez, Machevski kthehet për të xhiruar në Maqedoni pas një mungese prej nëntë vjetësh. Filmi rrëfen dy tregime e gjysmë dashurie që përfshin 4 shekuj. Pesë personazhet kryesore janë të rinj nga qytetet dhe fshatrat e mëdha. Rolet kryesore u janë besuar aktorëve të rinj Nikolla Risteskit, Sara Klimoska, Natalia Teodosieva, Nenad Nacev si dhe aktores më me përvojë Kamka Tocinovski.

“Si gjithmonë, unë nuk ‘portretizoj’ askënd. Në vend të kësaj, unë tregoj histori rreth njerëzve dhe krijoj një punë ku emocionet kanë rëndësi më të madhe. Vizualisht, Willow është plot kontraste, por “fabula” e filmit përmban përsëritje të shumta dhe refrene tematike,” tha Mançevski për mediat maqedonase.

Buxheti është përllogaritur në 2.1 milionë euro. Jane Kjortosev është prodhuesi, dhe producenti britanik Nik Powell është prodhuesi ekzekutiv. Projekti mbështetet nga Agjencia e Filmit Maqedonas, Fondi Kombëtar i Filmit Hungarez, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Filmave Bullgarë. Filmi po realizohet nëpërmjet një bashkëprodhimi midis Tirana Film Institute, Saga Film dhe Pioneer Films.

 

Informacion mbi prodhimin:

Willow nga Milcho Manchevski

Prodhuesi
Banana Film (Maqedoni)

Coproducentë
Pioneer (Hungari)
Saga Film (Belgjikë)
Instituti i Filmit Tiranë (Shqipëri)

Për më tepër referojuni : https://www.filmneweurope.com/news/macedonia-news/item/117197-production-milcho-manchevski-starts-shooting-willow-in-macedonia