Gjatë vitit 2018 QKK hapi 3 sezone konkurimi. Në vitin 2018 pas proçesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 36 projekte.
Më konkretisht:
- 6 Projekte filmike me metrazh të gjatë (bashkëprodhim minoritar)
- 8 Projekte filmike me metrazh të shkurtër
- 5 Projekte filmike dokumentarë
- 4 Projekte filmike të animuar
- 6 Festivale filmi
- 7 Projekte të ndryshme kinematografike.
Shenim: Është hapur sezoni i konkurimit për projektet për filma me metrazh të gjatë (karriere), filma me metrazh të gjatë – vepër e parë, projekte për zhvillim, si dhe projekte promocioni dhe distribucioni i filmit shqiptar.
Në periudhën Janar – Dhjetor 2018, janë realizuar këto aktivitete dhe financime për projekte kinematografike:
ARRITJET SPECIALE TË VITIT 2018
Për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmit artistik “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani, u vlerësua me çmimin “Grand Prix”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë.
Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e 2 filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A:
“Delegacioni”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë
“Streha mes reve”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival
U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti:
Filma artistikë me metrazh të gjatë
- “Një jetë me ty”, regjia Erion KAME
- “LOVE”, regjia Dionis PAPADHIMITRI
- “3 luanë në Venecia”, Regjia Jonid JORGJI
- “Liqeni im”, Regjia Gjergj XHUVANI
- “Bolero në vilën e pleqve”, regjia Spartak PECANI
- “Vera pa kthim”, Regjia Besnik BISHA
- “Xixëllonjat”, Regjia Artur GORISHTI
- “Portreti i pambaruar i Klara Belinit”, Regjia Namik AJAZI
- “Emili”, Regjia Ajola DAJA
- “I tretuni”, Regjia Arben THAÇI
- “Zana”, Regjia Antoneta KASTRATI
Filma artistikë me metrazh të shkurtër
- “Rrugës”, Regjia Ordit KASO
- “Girls”, Regjia Elkjana GJIPALI
- “Vulë”, Regjia Valmir TERTINI
Filma dokumentarë
- “La Madonna di Scuttari”, Regjia Fabian KATI
- “2 A-të e mëdha”, Regjia Ylli PEPO
Film i animuar
- “Man Wanted”, Regjia Irida ZHONGA
Premiera Filmash të realizuara ne vitin 2018
Janë përfunduar dhe kanë realizuar premierat për publikun 12 projekte filmike, si më poshtë vijon:
Filma artistikë metrazh të gjatë
- “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi
- “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani
- “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert Budina
- “Procedurat”, skenari Suela Bako Ergys Meta, regjia Suela Bako, Ergys Meta
- “Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri
- “Nëntori i ftohtë”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina
- “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito
- “Holy Boom”, skenari dhe regjia Maria Lafi
Filma artistikë me metrazh të shkurtër
- “Atila”, skenari dhe regjia Benart Laze
- “Ne kemi diellin”, skenari dhe regjia Petrit Ruka
- “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço
- “Girls”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali
Festivale ndërkombëtare filmi të organizuara brenda vendit gjatë vitit 2018
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit “A-Film Fest Argjiro- Rozafa”, Shkodër, Prill 2018;
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Kulinarisë, Pogradec, Korrik 2018;
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit “K:OSH”, Korçë, Korrik 2018;
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit “DEA Film Fest”, Sarandë, Shtator 2018;
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut “IRHFFA”, Tiranë, Shtator 2018;
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit “TIFF”, Tiranë, Nëntor 2018.
Projekte të ndryshme kinematografike për vitin 2018
- Projekti kinematografik “Java e filmit spanjoll„ në kinema “K. Roshi, Kuçovë, Mars 2018;
- Projekti “Open Cinema në Lungomare- Vlorë” Gusht 2018;
- Projekti “Pjesëmarrja në “TalentCampus, – Odense Film Workshop Danimarkë”, Shtator 2018;
- Edicioni i dytë i Balkan Film Market, event i cili u zhvillua në 3-7 Tetor, nën patronazhin e Eurimages, ku morën pjesë mbi 240 përfaqësues nga 28 institucione dhe industria e filmit nga 25 vende të ndryshme. Informacione të detajuara për këtë aktivitet i prezantojmë bashkëlidhur;
- Projekti “Java e filmit Evropian” në kinema “K. Roshi, Kuçovë‚ Nëntor 2018;
- Projekti “Premierë evropiane e trilogjisë së filmave të restaurar dhe digjitalizuar të regjisores Xhanfize Keko“ në Danish Film Institute, Kopenhagen, Nëntor 2018;
- Projekti “48 Hour Film Project”, Tiranë, Dhjetor 2018.
Pjesëmarrje në aktivitete dhe festivale ndërkombëtare filmi jashtë vendit
- Pjesëmarrja e filmit shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Trieste, Janar 2018;
- Stenda e kinematografisë shqiptare në Festivalin e Filmit në Berlin, Shkurt 2018;
- Stenda e kinematografisë shqiptare në Festivalin e Filmit në Kanë, Maj 2018;
- Prezantimi i filmit të animuar shqiptar në edicionin e 11të të AnimaSyros Fest + Athens Animation Agora, Shtator 2018;
- Festivali i Filmit në Warshavë, Poloni, Tetor 2018;
- Festivali i Filmit në Tallin, Estoni, Nëntor 2018.
- Pjesëmarrje në “Edicionin e 15të të Sofia Meetings”, zhvilluar gjatë Festivalit Ndërkombëtar të 22të të Filmit në Sofie, Bullgari.
- Pjesëmarrje në “Festivalin e Venecias”.
- Pjesëmarrje në “MIA- Italian Market of Audiovisual”, Romë, Itali.
- Pjesëmarrja e Kryetarit të QKK, z. Ilir Butka dhe Drejtorit të Media Desk Albania, z. Arben Papadhopulli, në mbledhjen
- Projektin CIRCE – “Common Initiatives to pRomote CinEma across Italy-Albania-Montenegro” në Bari, Itali.
- Pjesëmarrje në edicionin e 9të të Apulia Film Forum, Monopoli, Itali.
- Pjesëmarrje në Torino Short Film Market me një seksion të dedikuar për filmin e shkurtër Ballkanik ku nga Balkan Film Market e cila është një inisiativë e QKK, u prezantuan 5 filma të realizuara nga regjisore femra.
FONDE ALTERNATIVE TË SIGURUARA GJATË VITIT 2018
- Nëpërmjet programit Interreg IPA Cross-border Cooperation Programme “Italy-Albania-Montenegro”, u nënshkrua kontrata për realizimin e projektit “Common Initiatives to pRomote CinEma across Italy-Albania-Montenegro”. Ky projekt me 180 000 Euro krijon premisen për bashkëpunim midis 3 vendeve dhe ndër të tjera konsiston në hapjen e kinemave në rethe dhe sigurimin e mjeteve teknike (pajisjen me projektorë digitalë) për funksionimin e tyre. Fillimisht ky projekt pilot do të fillojë të aplikohet në qytetin e Gjirokastrës dhe Vlorës ku edhe janë nënshkruar kontratat me Bashkitë përkatëse për menaxhimin e kinemave nga QKK për një perjudhe 10 vjecare.
- Është financuar nga Eurimages 1 projekt filmik i metrazhit të gjatë
- Është financuar nga SEE Cinema Network 1 projekt filmik me metrazh të gjatë.
- Ndërkohë gati të gjitha projektet e filmave me metrazh të gjatë janë realizuar duke siguruar fonde nga bashkëprodhuesit e huaj.
Iniciativa ligjore, të ndërmarra në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe vendore
- Propozimi dhe përgatitja e projektvendimit “Për rimbursim të pjesshëm të fondeve të investuara të projekteve kinematografike dhe audiovizuale të huaja që kryejnë xhirimet në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë po punojmë për implementimin e një skeme të re financimi për realizimin e mbështetjes për produksionet e huaja që duan të realizojnë xhirimet në territorrin shqiptar. - Nënshkrimi i Aktmarrëveshjes me AFMM “Marubi”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
- Po punojmë për krijimin e Albanian Film Commission në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror dhe vendor për konceptimin e statusit legal strukturimin dhe funksionimin e kesaj hallke të rendesishme që lidh mbarëvajtjen e sektorit audiovisual me promovimin e territorit.