DHIMITËR ANAGNOSTI (operator, regjisor, skenarist, Artist i Popullit).
Lindi në Vuno më 23 janar 1936. U diplomua në Institutin Kinematografik “VGIK” të Mos- kës për kinooperator. Filloi punën në Kinostudion “Shqiperia e re” në vitin 1961 si kinooperator në filmat “Debatik” dhe “Toka e jone” /1964/ si dhe në xhirimin e filmave dokumentarë “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorative”. Në filmin e parë artistik “Komisari i dritës”/1966/ bashkautor në regji dhe kamera me V. Gjikën, film që u nderua me urdhrin “Naim Frashëri”.
Filmi i tij i parë si regjisor i pavarur është “Duel i heshtur” /1967/.
Filma të tjerë: “Plagë të vjetra” /1969/, “Malet me blerim mbuluar”/1971/; “Cuca e maleve” 1974, “Kur hiqen maskat” /1975/, (Lulëkuqet mbi mure” /1976/, “Fijet që priten” /1976/, “Monumenti” /1977/, “Në shtëpinë tonë” /1979/, “Vëllezër dhe shokë” / 1981/, “Gurët e shtëpisë time” /1985/, “Përrallë nga e kaluara” / 1987/, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” /1989/, “Gjoleka, Djali i Abazit” /2006/.
Ështe autor i 11 skenareve. Veprat e Anagnostit jane nderuar me tri Çmime të Republikës (1969, 1979, 1983), tri Çmime Ndërkombëtare (1980, 1983, 1985), nga të cilët nje Çmim të Madh “GRAND PRIX” dhe një “Medalje ari”. Eshte fitues i tri Kupave te Festivaleve te Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit “Aleksandër Moisiu” (1989). Ka fituar gjithashtu disa çmime për skenarët. Më 1987 iu dha titulli “Artist i Popullit”. Në mars 1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Në maj 1992 u emërua Ministër i Kultures, Rinisë dhe Sporteve. Drejtues i Fondacionit “Fan S. Noli” për Kulturën dhe Artin. Në Festivalin X-të te Filmit Shqiptar 10-13 maj 1995, u nderua me “Çmimin e Karrierës”.
Në 21 tetor 2011, Presidenti Bamir Topi i akordoi me Urdhërin “Nderi i Kombit”.
Anagnosti është i martuar me aktoren Roza Xhuxha Anagnosti, dashuri e lindur në sheshxhirim.