Open Labs & WCUGA nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit me QKK

Të dashur miq kineastë,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë sot, më datë 15 Shkurt 2019, në orën 14:00, në bibliotekën e Ministrisë së Kulturës, ku do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjes midis Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Open Labs, e cila, i jep jetë transferimit në Wikipedia, për herë të parë, në mënyrë të organizuar dhe të plotë informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

Do ta vlerësonim shumë prezencën tuaj në ceremoninë që organizohet me këtë rast:
14:00 Prezantim i iniciativës nga përfaqësuesit që do e firmosin marrëveshjën për QKK dhe Open Labs
14:30 Firmosje e marrëveshjes;
14:30 Bashkëbisedim i lirë me pjesëmarrësit dhe mini cocktail.

Ju mirëpresim!


Open Labs & WCUGA nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Komuniteti i Open Labs Hackerspace, anëtarët e Wikimedia Community Usergroup Albania (WCUGA) dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit i cili do të mundësojë kushtet për bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në mënyrë që të publikohen materiale multimediale dhe informacione të lidhura me industrinë e filmit shqiptar në një format të hapur në platforma si Wikipedia, Wikidata, Wiki Commons dhe platforma të tjera të një natyre të ngjashme duke fuqizuar në këtë mënyrë domeinin publik.

Ky memorandum do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta të partnerëve ku objektivi madhor mbetet përmirësimi dhe pasurimi i informacionit online mbi kinematografinë shqiptare, informacion i cili në këtë form do të jetë i hapur për publikun e gjerë. Për ta arritur këtë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të japë informacionet dhe materialet e nevojshme për Open Labs dhe WCUGA. Pas marrjes së materialit, partnerët do të kontrollojnë integritetin e të dhënave për të vijuar më tej punën me publikimin në internet të tyre në platforma që respektojnë domenin publik dhe te përbashkëtën digjitale (digital commons) duke përdorur një licencë të hapur.

Projekti do të konsistoj gjithashtu në një seri edithathonesh të dedikuara të cilat do të organizohen nga anëtarët e WCUGA dhe do të mbahen në ambientet e Open Labs Hackerspace. Nëpërmjet aktiviteteve të ”WikiFilmat-SQ-edithathons”, përveç shtimit apo përmirësimit të informacionit rreth industrisë së filmit në Shqipëri, do të synohet gjithashtu edhe rritja e aftësime së editorëve ekzistues mbi platformat e Wikipedia, Wiki Commons dhe Wikidata. Editorët e rinj do të jenë të mirëpritur gjithashtu, të cilët do të kenë edhe mbështetjen e anëtarëve të Usergrupit për të hedhur hapat e tyre të parë me projektin e Wikimedia.

Ndërkohë që jemi shumë të lumtur të fillojmë punën me këtë projekt, ju ftojmë të bashkoheni në iniciativën tonë. Data e planifikuara të aktiviteteve do mund ti gjeni këtu në vijim: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiFilmat_SQ


Rreth Open Labs

Open Labs është komuniteti dhe hackerspace që ndodhet në Tiranë, Shqipëri, që promovon softuer të lirë me kod të hapur, të dhëna të hapura dhe iniciativa për lirinë e internetit kryesisht për popullatën shqiptare. OpenStreetMap dhe Wikipedia janë disa nga komunitetet që përdorin infrastrukturën e Open Labs në internet dhe offline (në Tiranë) për të mirën e komunitetit dhe publikut të gjerë dhe të komuniteteve.


Rreth WCUGA

Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia në Shqipëri, të cilët organizojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme në nivel kombëtar duke përfshirë iniciativa si Wiki në Arsim (Wiki in Education) dhe GLAM (Galleri, Librari, Arkivat dhe Muzetë). UCUGA ka si qëllim edhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar të projekteve te Wikimedias si dhe pjesëmarrjen në projektet e Fondacionit Wikimedia.


Ne kuader te aktivitetit kemi filluar prej disa ditesh promovimin ne rrjetet sociale dhe me specifikisht:

Open Labs blog https://openlabs.cc/open-labs-wcuga-nenshkruajne-memorandu…/
Facebook https://www.facebook.com/events/565623453956283/
Twitter https://twitter.com/WikimediaugA…/status/1095782263743279109

Në qoftë se dëshironi të përdorni dhe ju materialet promocionale në rrjetet sociale mund t’i gjeni këtu:
https://cloud.openlabs.cc/s/cEeA4RGFAMGZPHS