Njoftim drejtuar Kineastëve & Shtëpive Kinematografike

Të nderuar,

I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sezonit të konkurimit për projekte kinematografike si më poshtë:

1. Film artistik me metrazh të shkurtër;
2. Film dokumentar;
3. Film i animuar;
4. Film artistik metrazh i gjatë Minority Coproduction;
5. Projekte të ndryshme kinematografike (festivale, javë filmi, workshop, seminare, trajnime, etj.).

II. Shtëpitë kinematografike, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2019.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK, www.qkk.al, për të marrë informacionet e nevojshme, si dhe rregullat e aplikimit, të përcaktuara në rregulloren e QKK.
3. Të paraqesin projektin në gjuhën shqipe dhe angleze.

III. Aplikimi do të bëhet në www.filmcoproduction.com.

IV. Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 31.08.2019.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Kryetari
Eduart MAKRI