Gjergj Xhuvani ndahet papritur nga jeta

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndan dhimbjen e thellë për largimin e papritur nga jeta të skenaristit dhe regjisorit Gjergj Xhuvani. Një humbje e madhe për familjen, komunitetin e artit kinematografik dhe publikut shqiptar, që nuk mund të zëvendësohet.

Një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë shqiptare, Xhuvani u shqua që në veprat e tij të para kinematografike, duke realizuar deri në moshën 55-vjeçare, 4 filma të shkurter, 6 filma artistikë, dokumentarë, serialë televiziv. Mban autorësinë e 2 novelave dhe artikujve të tjerë. I pazëvendësueshëm do të jetë edhe kontributi i tij në shumë breza kineastësh, si pedagog në Universitetin e Arteve.

Xhuvani ndodhej në Romë për të mbyllur detajet e fundit të filmit të tij më të ri “Liqeni Im”.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të përzemërta familjes së Gjergj Xhuvanit.


Gjergj Xhuvani passes at the age of 55.

The Albanian National Center of Cinematography shares its deepest sorrow on the sudden passing of scriptwriter/director Gjergj Xhuvani.

An immense loss for the family, the community of cinematographic arts and the Albanian public, that cannot be replaced.

One of the most successful directors in Albania’s cinema, Xhuvani distinguished himself since his first films and realized in his 55 years of life, 4 shorts, 6 features, documentaries and TV series. He published 2 successful novels and various print articles. He will certainly leave a great impact and will be missed by the countless young filmmakers he taught at the Tirana University of Arts.
Xhuvani was in Rome to finalize the last details of his newest feature “My Lake”.

The Albanian National Center of Cinematography extends once more, its deepest condolences to Gjergj Xhuvani’s family.