Qendra Kombëtare e Kinematografisë hap thirrjen për vend vakant për periudhën 3-vjeçare, Tetor 2019-Shtator 2022 :
Pozicioni: Specialist për Marrëdheniet me Jashtë dhe Shtypin
Kandidatet e interesuar duhet të plotesojnë këto kritere:
• Të zotërojë diplomë të nivelit master në fushën e kinematografisë, menaxhim arti, gjuhë të huaja, gazetari, shkenca sociale e komunikimi;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Të zoteroje edhe një gjuhë të dytë (avantazh përbejnë gjuhët frengjjisht, gjermanisht, italisht);
• Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese;
• Njohuri mbi institucionet europiane (ndërkombetare) të filmit;
• Njohuri mbi database dhe platforma nderkombetare të filmit;
• Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperience pune në pozicione të ngjashme në institucione kulturore. Përben avantazh eksperienca e punës në fushën e kinematografisë.
Dosja e aplikantit duhet të permbajë:
1. Kërkese për shprehje interesi për konkurim;
2. Jetëshkrimi;
3. Diploma e fakultetit;
4. Lista e notave;
5. Libreza e punes;
6. Dëshmi të gjuhëve të huaja që zotëron;
7. Referenca nga punedhenesi/të mëparshëm.
Aplikimi të dërgohet në zyrën e protokollit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në adresen Rruga «Aleksandër Moisiu», nr. 77, Tirane.
Afati i fundit për depozitimin e aplikimit do të jetë data 20.09.2019.
Vetëm kandidatët e seleksionuar për intervistë do të kontaktohen nga stafi i QKK-se për t’u paraqitur për intervistë.