Njoftim për hapjen e thirrjes për përzgjedhjen e kandidaturës shqiptare në kategorinë e «Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar» në edicionin 92 të OSCAR

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon shtëpitë kinematografike shqiptare që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të tyre për t’u përzgjedhur si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 92-të, OSCAR.

Produksioni shqiptar që ka interes, duhet të paraqesë në QKK:
1. Kërkesë për pjesëmarrje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 92-të të OSCAR;
2. Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurimit;
3. Link vimeo të filmit, të shoqëruar me password;
4. Materiale të tjera që vlerëson se ndihmojnë Komisionin Përzgjedhës për vendimmarrje sa më të drejtë.

Komisioni Seleksionues përbëhet nga:
1. Z. Albert MINGA
2. Z. Artur DAUTI
3. Z. Dritan HUQI
4. Z. Eduard MAZI
5. Z. Eduart MAKRI
6. Z. Saimir KUMBARO

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë data 12 Shtator 2019.

Specifikimet teknike të filmave sipas kritereve të AMPAS i gjeni këtu.
Lutemi lexojini me kujdes para se të vendosni.

http://cepublic.oscars.org/uploads/D24AECE69BABF119B6F52FF59AA34D30/resources/92_IFFA_Rules_FINAL.pdf