Ngrihet Këshilli i Miratimeve të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Vendim Nr. 525, Datë 12.09.2019

“Për konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve”

Në zbatim të nenit 8 dhe 13 të Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Statuti i Qendrës Kombëtare Kinematografike”, si dhe Vendimit të shoqatave të kineastëve, nr. 485 Prot., datë 06.09.2019,

VENDOSA:

1. Konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

2. Këshilli Miratues i Projekteve përbëhet nga:

  • Znj. Diana Çuli Sinoimeri
  • Z. Petrit Beci
  • Znj. Annick Mahnert
  • Znj. Elma Tataragic
  • Z. Mario Brenta

3. Anëtar rezervë i Këshillit të Miratimit të projekteve të jetë:

  • Z. Franz Muller

4. Mandati ligjor i Këshillit të Miratimit të Projekteve fillon në datën 12 Shtator 2019 dhe përfundon në datën 11 Shtator 2021.

5. Drejtoria e Projekteve të marrë masat për të bërë njoftimet përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI
Edurt MAKRI

Vendimi i Kryetarit N. 525, datë 12.09.2019