Njoftim për vlerësimin e projekteve festivale filmi dhe projekte të ndryshme kinematografike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 16 Shtator 2019, u finalizua vlerësimi me pikë për projektet për festivale filmi dhe projekte të ndryshme kinematografike. Anëtarët e Këshillit të Miratimit të Projekteve, kryen votim personal (on line) sipas Formularit të Fletës së Votimit të miratuar sipas sistemit të vlerësimit 10 pikë (min) – 100 pikë (max), për secilin projekt. Pas përllogaritjes së pikëve të grumbulluara, projektet kinematografike klasifikohen si më poshtë:

I – Projektet kinematografike “Festival Filmi”

Nr. Titulli i projektit Shtëpia kinematografike Totali i pikëve
1. Tirana International Film Festival Tirana Film Institute 420
2. Human Rights Film Festival in Albania ORA FILM-Marubi 388
3. A-FestFilmRozafa – 2019 Maku 369
4. Festivali i Film Balkanik dhe Kulinarisë Action Production 342
5. Ngjarjet historike Albasky Film 212

 
II – Kategoria “Projekte të ndryshme kinematografike”:
 

Nr. Titulli i projektit Shtëpia kinematografike Totali i pikëve
1. Balkan Film Market-III Iceberg Communication 415
2. Netët e kinemasë evropiane Production  Cinemania 341
3. Tirana 48 Hour Film Project Element Studios 326
4. Ko:sh Film Fest on tour dART Production 320
5. Tourismovie Tunnel film 263

 

Bazuar në rezultatin e mësipërm të votimit, si dhe mbështetur në analizën dhe vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli i Miratimit të Projekteve ka vendosur:

Në kategorinë projekte për festivale filmi, t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre:

  1. “Tirana International Film Festival – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”;
  2. “Human Rights Film Festival in Albania – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA FILM-Marubi”;
  3. “A-FestFilmRozafa – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”;
  4. “Festivali i Film Balkanik dhe Kulinarisë – 2019”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production”.

Në katagorinë projekte të ndryshme kinematografike, t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre pojekteve:

  1. “Balkan Film Market-III”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Iceberg Communication”;
  2. “Netët e kinemasë evropiane”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Production Cinemania”;
  3. “Tirana 48 Hour Film Project”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Element Studios”;
  4. “Ko:sh Film Fest on tour”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “dART Production”.

Ju uroj punë të mbarë projekteve fituese dhe shpresoj në bashkëpunim të frytshëm.

Eduart Makri