Ndahet nga jeta aktorja Shpresa Bërdëllima

Ndahet nga jeta aktorja Shpresa Bërdëllima, një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.

Si aktore, Shpresa Bërdëllima kujtohet për rolet e saj të spikatura në dhjetra filma dhe shfaqje teatrore, disa prej të cilave janë:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkëshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Ngushëllime të përzemërta familjes.