Njoftim

Të nderuar,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në zbatim të Urdherit të Ministrit të Kulturës №591, datë 15.10.2019, « Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar », ka filluar punën për përgatitjen e projektligjit.

Me qëllim që të arrihet hartimi i një drafti sa më bashkëkohor, me qëllim përmiresimin e disa neneve të ligjit, dhe evitimin e problematikave të hasura nga zbatimi në praktike i Ligjit №8096, lutemi propozimet Tuaja konkrete për ndryshimet e mundshme në Ligj.

Propozimet do të pranohen të paraqitura me shkrim, në mënyrë individuale, apo në mënyrë të organizuar nëpërmjet shoqatave të kineastëve.

Afati i fundit për paraqitjen e propozimeve zyrtare do të jetë data 15 Nentor 2019.

Lutemi impenjimin Tuaj në këtë proces shumë të rëndësishem.

Me respekt,
Eduart Makri