Të nderuar,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Kulturës № 591, date 15 Tetor 2019, « Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin № 8096, datë 21.03.1996, »Për kinematografinë«, të ndryshuar” », ka filluar punën për përgatitjen e projektligjit.
Me qëllim që të arrihet hartimi i një drafti sa më bashkëkohor, me qellim përmirësimin e disa neneve të ligjit, dhe evitimin e problematikave të hasura nga zbatimi në praktikë i Ligjit № 8096, lutemi propozimet tuaja konkrete për ndryshimet e mundshme në ligj.
Propozimet do të pranohen të paraqitura me shkrim, në mënyrë individuale, apo në mënyrë të organizuar nëpërmjet shoqatave të kineasteve.
Me kërkesë të disa prej kineasteve dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës, afati i fundit për paraqitjen e propozimeve zyrtare do të jetë data 6 Janar 2020.
Lutemi impenjimin Tuaj në këtë proces shumë të rëndësishëm.