Njoftim për vlerësimin me pikë të projekteve « filma artistikë me metrazh të gjatë-vepër e parë »

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se pas kryerjes së vlerësimit me pikë për projektet për filmat artistikë me metrazh të gjatë-vepër e parë, rezultatet janë si më poshtë:

Nr. Titulli i projektit Totali Mesatarja e pikëve Renditja
1 Nji prej nesh 425 85 1
2 Burri shtëpisë 393 78.6 2
3 Kulla 338 67.6 3
4 Guri i rand në vend të vet 323 64.6 4
5 Baba 308 61.6 5
6 Vdekja le të presë dhe pak 304 60.8 6
7 Jetimi 277 55.4 7

Bazuar në rezultatin e mësipërm të votimit, me qëllim mbështetjen e projekteve filmike më cilësore, QKK vendosi të financohen projektet të cilët kanë vlerësimin mesatar mbi 70 pikë.