Tre filma dokumentarë nga regjisorja Adriana Elini Xhajanka

Në nder të regjisores së filmit dokumentar Adriana Elini (1937-1994), më 24 janar 2020, në orën 11:00, organizohet nga AQSHF shfaqja e tre prej filmave të saj.

Nga fundi i viteve 1960 deri në mbarimin e epokës së Kinostudios “Shqipëria e re”, Adriana bëri dhjetëra filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, nëntëmbëdhjetë prej tyre të realizuara vetëm në vitet 1970!

Megjithë sasinë dhe cilësinë e veprës, emri i Adrianës nuk është aq i njohur sa bashkëkohësit e saj dhe filmat e saj rrallë shihen. Të premten, AQSHF do të bëjë çmos për të ndryshuar këtë nocion. Ju ftojmë të vini të shihni tre nga dokumentarët e Adriana Elinit, me ngjyra, në 35 mm, dhe në ekranin e madh në sallën mikpritëse të arkivit të filmit.

Dokumentari i pare që do të shfaqim, SHTËPITË MALORE TË PUSHIMIT (1976) është një vështrim i gjallë i pushimeve të kaluara mes bukurisë natyrore të fshatit. ÇDO VIJË, NJË VIZATIM (1984) ndjek fëmijët kureshtarë brenda një klase ndërsa FANFARA E TË VEGJËLVE dokumentari simpatik i vitit 1985, dëshmon punën e një grupi të ri muzikor me vegla tunxhi dhe mësuesin e tyre të durueshëm. Dokumentarët e Adriana Elinit kapin në celuloid një Shqipëri që prej kohësh nuk është më si në këto filma, përmes planeve të afërta të kamerës që fokusojnë punëtorë dhe fëmijë.

Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi, do të bëjë një prezantim të shkurtër për kineasten Adriana Elini. Do të na bashkohen familjarë dhe miq të kineastes dhe të bashkëpunëtorit të saj krijues, skenaristit Ilia Dede i cili kohët e fundit ndërroi jetë, dhe që ka realizuar një dokumentar të tijin për Adriana Elinin.

Trailer: https://www.facebook.com/events/315069422779583/


English

This Friday, January 24th, 2020 at 11 am, the AQSHF will honor the Kinostudio documentary filmmaker Adriana Elini (1937-1994). From the late 1960s to the end of the New Albania Film Studio era, Adriana made dozens of short non-fiction films (nineteen finished docs in the 1970’s alone!).

Despite the sheer quantity and quality of her work, her name is not as well known as her contemporaries and her films seldom seen. The Friday, the AQSHF will do its best to change this notion. We invite you to come to see three of Adriana Elini’s documentaries in color, in 35mm, and on the big screen in our comfortable 80 seat theater at the film archive’s facility.

The first short, SHETEPITE MALORE TE PUSHIMIT (1976) is a vivid look at vacations amid the natural beauty of the countryside. CDO VIJE, NJE VIZATIM (1984) delightfully follows curious children inside a classroom while the charming FANFARA E TE VEGJELVE (1985) warmly chronicles a young brass music band and their patient teacher. Adriana Elini’s documentaries capture an Albania long gone and feature her wonderfully characteristic, tightly-composed close-up shots of workers and children.

The director of the Albanian National Film Archive, Iris Elezi, will make a short presentation about Adriana Elini. We will be joined by family and friends of the filmmaker and her creative collaborator, the screenwriter Ilia Dede who recently passed away and made his own documentary about Adriana Elini.