Të nderuar kineastë,
Me urimin që të jeni mirë me shëndet ju dhe familjet tuaja, ju vëmë në dijeni se Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të rifillojë aktivitetin në zyrat e saj në datën 04.05.2020.
Në kuadër të masave të marra për pandeminë botërore, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndtësisë, si të gjitha institucionet e tjera, QKK ka hartuar Rregulloren e punës në kushtet e krijuara. Me qëllim sigurinë e stafit dhe tuajin kërkojmë respektimin e sa më poshtë:
1-Duke filluar nga data 04.05.2020, të shfrytëzoni të gjitha mënyrat e komunikimit (email, telefon, whatsup, etj.) për kërkesa, sqarime, apo pyetje që mund të keni, duke shmangur ardhjen në QKK.
2-Të vini në zyrat e QKK vetëm në raste të domosdoshme, pasi të keni konfirmuar paraprakisht takimin me stafin e QKK.
3-Në rast se keni konfirmuar takim, të paraqiteni të pajisur me maskë dhe doreza. Të respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin Tuaj.
Ju falënderojmë për mirkuptimin.