Njoftim drejtuar Kineastëve & Shtëpive Kinematografike

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit të projekte kinematografike për:
a- Filma artistik me metrazh të shkurtër;
b- Filma dokumentarë;
c- Filma të animuar;
d- Projekte për zhvillim projekti
– filma të metrazhit të gjatë të karrierës;
– filma të metrazhit të gjatë vepër e I&II.

II. Hapja e konkursit për festivalet ndërkombëtare të filmit, si dhe projektet e ndryshme kinematografike do të merret në konsideratë në varësi të orientimeve që do të japë qeveria lidhur me ecurinë e situatës së pandemisë botërore të krijuar nga COVID-19.

III. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, si dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, projekte kinematografike për konkurim mund të paraqesin vetëm shtëpitë kinematografike/produksionet e regjistruara në QKK.

IV. Shtëpitë kinematografike/produksionet, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a- Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2020.
b- Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
c- Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

V. Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 05.06.2020.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

KRYETARI

Eduart MAKRI