Kujtesë për Kineastët & Shtëpitë Kinematografike

Të nderuar,

I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar hapjen e sezonit të konkurimit për projekte të ndryshme kinematografike (festivale dhe javë filmi), qysh një muaj më parë.
http://qkk.al/index.php/2020/06/23/njoftim-drejtuar-kineasteve-shtepive-kinematografike-4/

II. Ju kujtojmë se, afati i fundit për depozitimin e projekteve është data 23 Korrik 2020.

III. Projektet që do të aplikohen, duhet detyrimisht të konceptohen open air, ose online. Në rast të kundërt projekti nuk do të merret në konsideratë dhe nuk do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Miratimit të Projekteve.

IV. Shtëpitë kinematografike/Producentët, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2020.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK www.qkk.al, për të marrë informacionet e nevojshme, si dhe rregullat e aplikimit, të përcaktuara në rregulloren e QKK.
3. Të paraqesin projektin në gjuhën shqipe dhe angleze.

V. Aplikimi do të bëhet në www.filmcoproduction.com.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.