Eurimages njofton mbështetjen për filmat e financuar nga QKK, «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», dhe «Sirin»

Në mbledhjen e 163, Bordi i Menaxhimit të Fondit Eurimages të Këshillit të Evropës ka vendosur të mbështesë 49 projekte të filmave artistikë me metrazh të gjatë, përfshirë 6 dokumentarë dhe 3 filma animacion, për një shumë totale prej 10,816,000 €.

Ndër këto projekte jane edhe projektet e financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë:

• Projekti filmik «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike «ARTALB FILM».

• Projekti filmik «Sirin», regjia Senad Sahmanovic, bashkëprodhim midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në kategorinë Minority Coproduction, me producent shtëpinë kinematografike «On Film Production».

https://www.coe.int/en/web/eurimages/-/49-co-productions-supported-at-the-163rd-eurimmages-board-of-management-meeting