Thirrje për propozime për Edicionin e 94-t të çmimeve Oscars

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon shtëpitë kinematografike shqiptare që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2020-2021 për t’u përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës i QKK si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 94-të, OSCARS.

Produksioni shqiptar që ka interes, duhet të paraqesë në QKK në adresën e-mail: info@qkk.al

1. Kërkesë për pjesëmarrje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 94-të të OSCARS;
2. Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurimit;
• Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo VOD platformë për së paku 7 ditë rresht, jo më herët se 1 janar 2021 dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2021.
3. Link vimeo të filmit, të shoqëruar me password.
4. Materiale të tjera që vlerëson se ndihmojnë Komisionin Përzgjedhës për vendimmarrje sa më të drejtë.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë jo më vonë se data 15 shtator 2021.

Specifikimet teknike të filmave sipas kritereve të AMPAS i gjeni në linkun e mëposhtëm, lutemi lexojini me kujdes përpara se të vendosni të aplikoni (rregulli i 13-të): https://oscars.org/sites/oscars/files/94aa_rules.pdf