Procesi i votimit për anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), fillon në datën 1 Shtator 2021, ora 08.00 dhe mbaron në datën 10 Shtator 2021, ora 14:00.
Në procesin e votimit kanë të drejtë të marrin pjesë kineastet votues që janë regjistruar si të tillë brenda afatit të përcaktuar në Vendimin Nr.309 Prot., datë 30.06.2021, si dhe jane pajisur me krendencialet e votimit.
Kineastet votues do të përzgjedhin pesë anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve sipas preferencave të tyre, tre duhet të jenë shtetas të huaj dhe dy duhet të jenë shtetas shqiptarë. Përzgjedhja do të behet ndërmjet këtyre kandidaturave:
Shtetas shqiptar
• Bashkim Hoxha, skenarist
• Gazmend Leka, regjisor
• Vjollca Dedei, producente
• Ylljet Aliçka, skenarit & regjisor
Shtetas të huaj
• Ales Pavlin, Slloveni, producent
• David Pope, Britani e Madhe, skenarist & këshillues skenari
• Johannes Naber, Gjermani, producent, regjisor & skenarist
• Karin Howard, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skenariste & producente
• Nino Kirtadze, Gjeorgji, regjisore
• Pavlina Jeleva, Bullgari, producente, skenariste.