Njoftim për takimin midis QKK dhe Kryetarëve të Shoqatave të Kineastëve

Më datë 22 Shtator 2021, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me Kryetarët e shoqatave të kineastëve, në të cilën morën pjesë:
Z. Dritan Huqi, përfaqësues i Shoqatës «Albanian Producers and Filmmakers Association»
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës «Albanian Woman in Audiovisual»
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Znj. Elkjana Gjipali, Shoqata e «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës «Universal Albanian Cinema»

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste

Ky takim u zhvillua me qëllim për të përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në Ligjin me №146/2014 «Për njoftimin dhe konsultimin publik». Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nisur punën për miratimin e projektligjit «Për kinematografinë». Qendra Kombëtare e Kinematografisë vazhdon të jetë në pritje të propozimeve, komenteve dhe rekomandimeve të grupeve të interesit.

Në fund të mbledhjes u ra dakord që shoqatat e kineastëve do të dergojnë propozimet e tyre me shkrim për ndryshimet në ligj.