Filmi «Virgjëreshat shqiptare» çel Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës 2021

Filmi artistik «Virgjeresha Shqiptare», regjia Bujar Alimani çel edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë i cili zhvillohet nga data 8-17 tetor 2021.

Regjisori Alimani rikthehet në Varshavë për të dytën herë në konkurrim zyrtar. Pasi fitoi dy çmime me filmin «Delegacioni», skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani GRAND PRIX dhe ECUMENICAL AWARD në vitin 2018, Bujar Alimani rikthehet në Varshavë me filmin e tij të katërt në konkurim zyrtar në një festival të kategorisë A.

Filmi trajton ngjarjen e një vajze në Shqiperinë e veriut të viteve 60. Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku ështe vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehte në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë.

Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production/Albania, Circle Production/ Kosovo.

Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.

Filmi gjithashtu është financuar nga: ZDF ARTE, Qendra e Kinematografisë së Kosovës, EurImages, Europe Creative