Zhvillohet edicioni II i Balkan Film Festival, me Kosovën në fokus

U zhvillua në Romë nga data 06-10 tetor edicioni i dytë i Balkan Film Festival. Ky edicion kishte fokus Kosovën. Përveç filmave të shfaqur gjatë ditëve të aktivitetit u organizuan dhe panele me praninë e kritikëve dhe të ftuarve të festivalit.

Z. Eduart Makri, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ishte pjesë e aktivitetit dhe bisedimeve për ecurinë e inisiativës së krijimit të Fondit të Filmit Ballkanik, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Italisë.