Për herë të parë do të zhvillohet «JAVA E FILMIT SHQIPTAR» në datat 21 – 26 Tetor 2021, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Kinotekën e Maqedonisë.
Do të shfaqen falas për publikun e Shkupit në ekranin e Kinotekës 9 filma artistikë shqiptarë me metrazh të gjatë e të shkurtër.