Filmat e financuara nga QKK fitojnë çmime në edicionin LXII të Thessaloniki International Film Festival

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» nga Dimitris Kanellopoulos, bashkëprodhim në minorancë me shtëpinë kinematografike «ARTALB FILM PRODUCTIONS» dhe «ARTALB FILM», me producent Gentian Koçi, ka fituar çmimin e publikut FISCHER në International Competition të edicionit të 62-të të festivalit të Selanikut, Thessaloniki International Film Festival.

«Vera andrron detin», me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fitoi Çmimin Special të Jurisë. Ky film është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Shqipërisë (Papadhimitri Film Production) Papadhimitri Film Production dhe Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli ka fituar çmimin Fischer të publikut. Regjia Blerta Basholli, Yllka Gashin në rolin kryesor, producent Yll Uka, Valon Bajgora, Agon Uka dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini. Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë.