Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli, kandidatura e Kosovës, është në listën e ngushtë në edicionin e 94 të OSCARS në kategorinë Filmi më i Mirë Ndërkombëtar.
«Zgjoi» është bashkëprodhim filmik mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri).
Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë, me bashkëproducent Z. Paskal Semini.