Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, me synimin njohjen e ndërsjellë të kulturave të dy vëndeve tona, ka shprehur interesin për ti përcjellë producentëve shqiptarë mundësinë për të aplikuar në disa festivale ndërkombëtare në Bullgari.
Ne vijim gjeni informacionin e detajuar:
1. Master of Film Art 2022– është një event kulturor unik dhe i vetmi në Evropën Lindore kushtuar dokumentarit të filmit dhe artit dhe përqendrohet në qasje të ndryshme artistike mbi artin në përgjithësi. Festivali ka hapur aplikimet për pjesëmarrje dhe aplikimi mund të bëhet deri më 20 shkurt 2022. Festivali është i hapur për krijuesit e dokumentarëve televizivë dhe të pavarur, video-art dhe reklama nga e gjithë bota. Vetëm filmat e prodhuar/publikuar pas 1 janarit të vitit 2019 mund të konkurojnë. Të gjithë filmat, që i nënshtrohen festivalit nuk duhet të prezantohen në kinema ose të transmetohen në televizionin bullgar dhe/ose të shpërndahen në DVD në territorin e Bullgarisë, por nuk ka kufizime për shfaqjen e tyre në vende të tjera.
Dokumentarët nuk duhet të jenë dorëzuar në asnjë edicion të mëparshëm të festivalit. Përparësi kanë titujt e premierës. Dokumentarët mund të jenë në gjuhë të ndryshme, por duhet patjetër të kenë titra në anglisht gjatë konkurimit.
Aplikimi për pjesëmarrje në festival mund të bëhet përmes platformës FilmFreeway. Më shumë informacion për festivalin, kushtet dhe mënyrën e regjistrimit, mund ta gjeni në faqen zyrtare të festivalit: https://masterofartfilmfestival.com/en/.
Subjektet e interesuara mund të kontaktojnë Drejtorin Artistik të festivalit Nayo Titzin në nayo_titzin@hotmail.com / +359 888 626 212, Menaxheren e festivalit Lilia Atanasaova në atanassova@yahoo.com / +359 899 907 715 si dhe drejtuesin e programacionit Hristo Hristozov në hrhristozov@gmail.com .
2. Sofia Documental – festivali synon të plotësojë hapësirën e zbrazët për një festival filmi për të drejtat e njeriut në Bullgari. Festivali është një platformë për debatin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, i rrethuar nga projekte gjatë gjithë vitit me një ndikim në rritje. Më shumë rreth festivali, gjeni në linkun: https://www.documental.bg/.
Subjektet e interesuara mund të kontaktojnë organizatorët e festivalit në: documental@documental.bg.
3. The Golden Linden International Film Festival – festivali do të mbahet më 28 maj – 1 qershor 2022 në Stara Zagora, Bullgari. Afati i fundit për pjesëmarrje në festival është data 18 shkurt 2022. Drejtorja e festivalit, Magdalena Ralcheva kërkon bashkëpunim nga Shqipëria me pjesëmarrjen e dy filmave, të cilët kanë fituar çmime kombëtare ose ndërkombëtare. Filmi duhet të jetë në formatin Blu-Ray ose HD me titra në anglisht dhe produksion i viteve 2020-2022, me përjashtim të kategorisë për produksione të vitit 2021. Më shumë rreth festivalit, gjeni në linkun https://thegoldenlinden.com/ . Subjektet e interesuara mund të kontaktojnë organizatorët e festivalit në: office@goldenlinden.com , th.golden.linden@gmail.com si dhe +359 882 502 277, +359 2 963 00 99.