Shtëpia kinematografike ARTALB FILM PRODUCTIONS, me producent Gentian Koçin dhe Blerina Hankollarin është shpallur fituese nga Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizuales (ICA), me filmin artistik me titull «Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur», me skenar dhe regji të Gentian Koçit, bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Greqisë, dhe për herë të parë një bashkëprodhim shqiptaro-portugez.
Ky film është mbështetur njëkohësisht edhe nga Eurimages – Council of Europe dhe Media – Creative Europe.