Filmi «Virgjëresha shqiptare» fiton çmimin Euromillions Audience Award në Ostende Film Festival të Belgjikës

Filmi «Virgjëresha shqiptare» i regjisorit Bujar Alimani, fitoi çmimin Euromillions Audience Award në Ostende Film Festival / Belgjikë, me një rezultat prej 96.6 nga 100!

Qendra Kombëtare e Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.

Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production / Albania, Circle Production / Kosovë.