Përfundojnë bisedimet në Cannes 2022 për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Gjatë marketit te filmit në Cannes 2022, u zhvillua një takim midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Z.Roberto Stabile, si perfaqësues i Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe drejtuesve të tjerë të qendrave kinematografike të rajonit të Ballkanit, të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Bullgarisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të krijuar një fond të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Partner i këtij fondi është edhe Ministria e Kulturës së Italisë.
Të gjitha shtetet konfirmuan pjesëmarrjen dhe vendosën që të punojnë për hartimin e një marrëveshje të përbashkët.
Fotografi
Video