Filmi i shkurtër «Kadillak dhe Manaferra» përzgjidhet për konkurim nga «Bali International Short Film Festival»

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Kadillak dhe Manaferra», skenari Bujar Alimani, regjia Suela Bako, producente Tefta Bejko dhe 90 Production, është përzgjedhur në konkurim zyrtar në festivalin e filmit «Bali International Short Film Festival», për në Shtator 2022.

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.