Edicioni i XII i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet nga data 20 deri 25 Qershor 2022, në qytetin e Pogradecit.
Edicioni i 2022 do të sjellë pranë qytetarëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni rreth 66 filma:
filma artistikë me metrazh të shkurtër, filma të animuar, dokumentarë dhe filma artistikë me metrazh të gjatë nga 10 vende të Ballkanit: Turqia, Rumania, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Greqia.
Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë 6 ditëve, në dy lokacione: programi i paradites do të shfaqet në Kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa për Programin e mbrëmjes Bashkia Pogradec ka mundësuar edhe këte vit Odeonin, vetëm pak metra larg Liqenit.
Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.