Nis edicioni i IX i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022

Fillon sot edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022.

Festivali zhvillohet nga data 23 deri më 28 Qershor 2022.

Për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në katër konkurime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga pesë juri profesionale.

Ky festival financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.