Nis sot KO:SH Film Fest 2022

KO:SH Film Fest 2022 do të zhvillohet mes datave 12-16 korrik.

Këtë vit do të shfaqen 72 filma nga 29 shtete të ndryshme prej të cilave 52 filma konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe VR. Këtë vit vendi në focus është Kosova, ndaj, ‘Fokus Kosova’ do të jetë programi special i këtij viti. Ky program është kuruar nga DokuFest.

Filmat konkurues do të shfaqen çdo ditë në orën 11:30 dhe 17:30 në Kinemanë Majestic dhe ne orën 20:30 në Muzeun Arkeologjik.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

https://korcashortfest.com/official-selection-20211/official-selection-2022/