Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit «Pakti për Universitetin» mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filluan xhirimet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër – Temë Diplome të studenteve të vitit akademik 2020-2021 të Universitetit të Arteve, dega «Regji Filmi dhe Televizioni».
Filmat “Një mollë, një berberhane dhe disa rrugë”, skenari dhe regjia Ardit Vila, dhe “Lucid”, skenari dhe regjia Enkel Mema, do të xhirojnë në qytetin e Tiranës. Këta filma do të realizohen nga shtëpia kinematografike “Element Studios” producent Regis Canameri.