Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit «Pakti për Universitetin» mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filluan xhirimet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër – Temë Diplome të studenteve të vitit akademik 2020-2021 të Universitetit të Arteve, dega «Regji Filmi dhe Televizioni».
Filmat “FEMIJA”, skenari dhe regjia Enton Lazaj dhe “FLATLINE”, skenari Fatjona Katroshi & Enton Lazaj dhe regjia Fatjona Katroshi, do të xhirojnë në qytetin e Durrësit. Këta filma do të realizohen nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” producent Paskal Semini.