Në kuadër të «Memorandumit të bashkëpunimit» që Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkroi me Qendrën Malazeze të Filmit, në datat 27-28-29-30 mars 2023 organizohen në Shqipëri «Ditët e Filmit Malazez».
Ky aktivitet do të përfshijë prezantimin për publikun shqiptar të prodhimeve të suksesshme kinematografike, të viteve 2020-2022 nga autorë malazezë. Një nga objektivat e këtij aktiviteti është edhe nxitja e dialogut ndërmjet profesionistëve të dy shteteve por edhe përballja e publikut me kulturën e prezantuar në filmat e autorëve fqinj.
Filmat do të shfaqen në qytetet: Tiranë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.
Aktiviteti do të fillojë në 27 mars, ora 11:30, në Hotel Tirana International, me konferencën me titull: «Film as a tool for intercultural dialogue».
Marrin pjesë:
• Përfaqësues nga Qendra Malazeze e Filmit
• Përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë
• Përfaqësues nga Ambasada e Malit të Zi në Tiranë
• Përfaqësues të institucioneve të sektorit krijues shqiptar
• Producentë dhe regjisorë nga Mali Zi
• Producentë dhe regjisorë shqiptarë
Në hapjen e konferencës do jenë të ftuar edhe përfaqësues të medias.
Në Gjirokastër dhe Vlorë, filmat do të shfaqen në kinematë e rihapura me teknikë digjitale, mundësuar me fonde europiane IPA II, të siguara nga QKK nëpërmjet grantit Interreg-IPA CBC, në partneritet me Italinë dhe Malin e Zi.
Filmat që do të shfaqen janë:
– AFTER THE WINTER, regjia Ivan Bakrač, (101 min) Trailer
– THE BLACK PIN, regjia Ivan Marinović, (93 min) Trailer
– THE EAGLE’S NEST, regjia Milija Šćepanović, (18 min) Trailer
– RAINBOW, regjia Aleksandar Vujović, (17 min) Trailer
– MAR, regjia Milorad Milatović, (21 min)
– MY NAME IS ANA, regjia Bojan Stijović, (21 min)
Për më shumë informacion mbi filmat dhe për të shikuar trailerat, ndiqni linqet në titull.