Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për humbjen e regjisorit dhe Artistit të Merituar Kristaq Mitro.
Në karrierën e tij shumë të suksesshme, ai qe autor dhe bashkautor i mbi 17 dokumentarëve dhe filmave artistikë, për të cilët u vlerësua ndër vite me disa çmime në festivalet kombëtare të filmit. Ai është nderuar gjithashtu me medaljen “Naim Frashëri” (1979) dhe mbante titullin “Artist i Merituar“ (1987).
Kristaq Mitro ka qenë disa here anëtar i Komisioneve të Miratimit të Projekteve apo Vizionimit pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Për imazhet e dashura për shqiptarët në filmat si Apasionata, Duaje emrin tend, Dimri i fundit, Njeriu i mire, Nusja dhe shtetrrethimi, punën si pedagog me disa breza kineastësh të ri, dhe anëtar aktiv i komunitetit të kineastëve, kontributi i tij në kinematografinë shqiptare do të mbetet i paçmuar.