Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës, si çdo vit, përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në tregun më të rëndësishëm të filmit në Europë «Marche Du Film», i cili zhvillohet në datat 16–24 Maj 2023, përgjatë edicionit të 76-të të Festivalit të Kanës.
Pavioni i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – №134.
Pavioni do të shërbejë për të promovuar prodhimet më të fundit të kinematografisë shqiptare por edhe Shqipërisë si nje vend atraktiv për xhirime. Pavioni është gjithashtu një pikë takimi për producentët shqiptarë që zhvillojnë takime me partnerë të projekteve të tyre gjatë «Marche Du Film».
Regjisori dhe producenti shqiptar Gentian Koçi, i përzgjedhur nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», promovohet nga të përditshmet prestigjioze «Variety» dhe «The Hollywood Reporter».